Botë

Në kundërpërgjigje ndaj Kinës, Tajvani kërkon armë me rreze të gjata veprimi

Foto: AP
 

Tajvanit i duhen armë me rreze të gjata dhe saktësi veprimi me qëllim që të neutralizojë kërcënimin nga Kina, që po zhvillon sisteme të avancuara për ta sulmuar ishullin, ka paralajmëruar ministri tajvanez i Mbrojtjes.

Tajvani ka propozuar këtë muaj buxhet shtesë për mbrojtje në vlerë prej 9 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme, përfshirë raketa të reja.