Botë

Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia

Foto: Reuters

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia ende synon të blejë një sistem të dytë të mbrojtjes raketore, S-400, nga Rusia, në një lëvizje që mund të thellojë përplasje me aleatët amerikanë në NATO.

Blerja e mundshme rrezikon të nxisë sanksione të reja të SHBA-së kundër Turqisë.

Uashingtoni vlerëson se sistemi raketor rus përbën kërcënim për aeroplanët e saj F-35 dhe sistemet më të gjera të mbrojtjes të NATO-s. Turqia pretendon se nuk ishte në gjendje të blinte sistemit të mbrojtjes ajrore nga ndonjë aleat i NATO-s me kushte të përballueshme.

Erdogani ka thënë se askush nuk mund të përzihet kur bëhet fjalë për kërkesat e një shteti të pavarur si Turqia. Ai ka ngulmuar se është vetëm në duar të Turqisë për të marrë vendime të tilla.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan disa zyrtarë të lartë turq për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore, S-400 nga Rusia. SHBA-ja ka paralajmëruar sanksione të reja nëse do të ketë marrëveshje të re.