Botë

Kryeqyteti i Australisë regjistron rastin e parë të vdekjes nga COVID-19 këtë vit

Në kryeqytetin e Australisë, Canberra, ku lufta kundër variantit Delta vazhdon me masa të rrepta, këtë vit u regjistrua vdekja e parë nga COVID-19.

Sipas autoriteteve të shtetit në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 14 persona ndërsa u regjistruan 1.511 raste të reja me virus.

Megjithë bllokimet e plota në Uellsin e Ri Jugor, Victoria dhe në territorin e kryeqytetit australian (ACT), vazhdon të rritet numri i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19.

Ndërsa 787 persona u infektuan me COVID-19 në Uellsin e Ri Jugor ku COVID-19 ka shkaktuar numrin më të madh të rasteve në muajt e fundit, numri i personave që humbën jetën nga virusi në shtet u rrit në 365 me 12 vdekje të tjera.

Nga ana tjetër, vazhdon rritja e numrit të rasteve dhe viktimave në shtetin e Victorias, ku mbetet në fuqi mbyllja e plotë. Teksa 705 persona të tjerë u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit, në shtet numri i viktimave u rrit në 845 viktima me vdekjen e një personi tjetër nga COVID-19.