Botë

Islanda pritet të bëhet shteti i parë evropian me shumicë të përbërë prej grave në Parlament

Foto: Kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir duke folur për media pasi ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Reikjavik të Islandës/AP
 

Islanda po pritet të shënojë histori duke u bërë shteti i parë evropian që ka të përbërë shumicën me gra në Parlament.

Sipas projeksioneve të bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, 33 nga 63 ulëse në Althingi, ose 52% janë fituar nga gratë.