Botë

Ariu gjigant doli papritmas nga mali, sulmoi ekipin mjekësor indian

 

Në pusi i ka zënë pesë persona një ari gjigant, i llojit himalayan, duke i sulmuar rëndë gjatë javës së kaluar. Rasti ka ndodhur në Chamoli, zonë e Uttarakhandit në Indi, ku autoritetet u njoftuan që të dalin në vendngjarje dhe të tentojnë ta ndalin ariun.

Një ekip veterinarësh dolën në zonë dhe arritën ta qetësonin kafshën, derisa paraprakisht kjo e fundit rezistoi duke i sulmuar. Ekipi përdori një rrjetë për ta neutralizuar ariun himalayan.