Zjarrfikësit shpresojnë që zhvendosja e erërave dhe temperaturat e ftohta gjatë ditëve të ardhshme do të ndihmojnë përpjekjet e tyre për të luftuar një zjarr shkatërrues në një pyll të goditur nga thatësira në veriun e Kalifornisë që ka zhvendosur mijëra njerëz dhe ka djegur të paktën 100 struktura.
Autoritetet kanë arrestuar një grua 30-vjeçare nën dyshimin për fillimin e Zjarrit Fawn në zonën “Mountain Gate” në veri të qytetit Redding. Zjarri mbuloi më shumë se 27 kilometra katrorë, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.
Gati 2.000 banorë ishin të detyruar të evakuoheshin të premten dhe 7.400 të tjerë ishin nën paralajmërim për evakuim, raporton AP.
Ende nuk dihet saktë se sa dëm kanë shkaktuar zjarret në Kaliforni, megjithatë Zjarri i njohur me emrin Fawn është zjarri më i fundit shkatërrues atje që ka detyruar evakuime, ka djegur mbi 9324 kilometra katrorë, ka shkatërruar më shumë se 3200 shtëpi, prona, struktura, etj.