Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gangsteri i Indisë qëllohet për vdekje në gjykatë

Dy burra që paraqiteshin si avokatë qëlluan për vdekje një gangster famëkeq brenda një salle gjykimi në kryeqytetin e Indisë, Delhi.

Ata hapën zjarr ndaj Jitender Maan Gogi brenda sallës së gjyqit, ku po dëgjohej çështja kundër tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët thonë se policia u përgjigj duke vrarë dy burrat. Policia dyshon se një bandë rivale kishte planifikuar sulmin.

Gogi ishte në listën e më të kërkuarve të policisë në Delhi dhe ai ishte gjithashtu i akuzuar në dhjetëra raste - përfshirë vrasjen, rrëmbimin dhe mashtrimin - në shtete të tjera.

Incidenti ka ngritur pyetje mbi sigurinë e gjykatave të Delhit. Një politikan i lartë tha se incidenti tregoi një gabim serioz në planifikimin e sigurisë, raporton BBC.

Gogi u arrestua në Delhi në mars të vitit të kaluar me akuzën e vrasjes dhe zhvatjes.

Zyrtarët thanë se ai ishte objektiv i shumë bandave për shkak të rritjes së tij të shpejtë në botën e krimit. Por më vonë ai ishte një i dyshuar kryesor në shumë vrasje të profilit të lartë, përfshirë atë të një këngëtari të njohur në Haryana.