Botë

EMA në fillim të tetorit vendos për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

 

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) këtë të enjte ka bërë me dije se për dozën e tretë të vaksinës Pfizer / BioNTech kundër COVID-19, do të vendoset në fillim të tetorit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vendimi i parë i Agjencisë për dozat përforcuese, pritet që të jetë për të rriturit mbi 65 vjeç dhe të rriturit në kategorinë “rrezik i lartë i sëmundjeve të rënda, si dhe për njerëzit që shpesh janë të rrezikuar nga infeksioni”.