Botë

Një video zbulon policët në Missouri që e lënë qenin ta kafshojë një zezak

 

Zyra e Prokurorit të Qarkut të St. Louisit po heton një incident të regjistruar në video me një telefon ku policë lejuan një qen policie ta kafshonte në vazhdimësi një burrë zezak gjatë arrestimit. Videoja e arrestimit ka nxitur zemërim në internet.

Prokurori Wesley Bell ka thënë se zyra e tij “është e njoftuar për videon dhe do të rishqyrtojmë këtë incident”.