Botë

Vriten dy talebanë, askush nuk e merr përgjegjësinë për sulmet me bomba

Disa automjete të talebanëve janë sulmuar në lindje të Afganistanit duke lënë të vdekur dy pjesëtarë të lëvizjes dhe tre civilë.

Sulmi i së mërkurës është pjesë e ofensivës kundër grupit që në mesin e gushtit e mori kontrollin e plotë mbi shtetin.

Në njërin prej sulmeve një i dyshuar ka hapur zjarr drejt automjetit taleban që ishte ndalur në një pompë benzine në Jalalabad. Në këtë sulm kanë vdekur dy talebanë, punëtori i pompës dhe një fëmijë. Një tjetër fëmijë është vrarë dhe dy talebanë janë plagosur në një tjetër sulm me bombë.

Në sulmin e fundit me bombë është plagosur një person, por autoritetet nuk kanë mundur të konfirmonin nëse ishte zyrtar afgan apo jo.