Botë

Votimi në Kongres për financimin e qeverisë

 

Dhoma e Përfaqësuesve nxitoi të martën drejt një votimi mbi legjislacionin për financimin e qeverisë, pezullimin e kufirit të borxhit federal dhe ofrimin e ndihmës për fatkeqësive natyrore dhe refugjatët, duke shkaktuar një përballje me republikanët që kundërshtojnë paketën pavarësisht rrezikut të një krize fiskale.

Qeveria federale përballet me mundësinë e mbylljes nëse financimi ndalet në fund të 30 shtatorit (fundi i vitit fiskal në SHBA), pra mesnatën e së enjtes së ardhshme. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja rrezikon të dështojë në ngarkesën e akumuluar të borxhit nëse kufijtë e saj të huamarrjes nuk hiqen ose përshtaten.