Dhjetëra fotografi janë publikuar në mediat sociale ku shihen agjentë kufitare mbi kuajt duke i shtyrë emigrantët haitianë drejt Rio Grandes në Teksas. Siç raporton BBC, Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, ka deklaruar se departamenti do hetojë abuzimet e pretenduara, derisa shtoi se oficerët po përpiqeshin “t’i menaxhonin emigrantët që kalonin lumin”.
Rreth 13,000 emigrantë, kryesisht haitianë, janë mbledhur në një kamp të improvizuar nën një urë që lidh Del Rio me Ciudad Acuña të Meksikës në kufirin SHBA-Meksikë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se pamjet ishin të tmerrshme për t’u parë.
"I kam parë disa nga pamjet. Nuk e kam kontekstin e plotë dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë konteksti do ta bënte atë të gjendje. Nuk kam detaj për ngjarjen mirëpo nuk mendoj që dikush do e konsideronte të pranueshme atë situatë”, ka thënë ajo.
Haitianët shihet duke ecur përtej kufirit për të marrë ushqime, derisa rrugën thuhet se ua kanë bllokuar oficerët me kuaj.
"Disa nga emigrantët filluan të vrapojnë për t'i shmangur kalorësit, dhe njëri prej oficierëve kapi një person nga këmisha. Ai përfundoi duke u lënduar mbrapa kalit”, rrëfeu një dëshmitar.