Botë

Gruaja e akuzuar për vrasjen e tri vajzave të saj, del para gjyqit në Zelandë të Re

Foto: AP
 

Ka dalë para gjykatës gruaja e akuzuar për vrasjen e tri vajzave të saj, vetëm pak javë pasi familja kishte arritur në Zelandë të re, nga Afrika Jugore.

Lauren Anne Dickason është paraqitur në gjykatë mëngjesin e së shtunës në qytetin e Timarus, ndërkohë që një gjyqtar e dërgoi atë fillimisht në një spital për një vlerësim të shëndetit mendor.