Botë

Katër të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Pakistan

Në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi të kufirit afgan, sot janë vrarë katër persona përfshirë dy ushtarë dhe dy pjesëtarë të forcave paramilitare nga shpërthimi i bombës, e cila ishte vendosur në një qese plastike, njoftuan zyrtarët, transmeton AFP.

Deri tek incidenti ka ardhur në rrethin Kiber kur zyrtarët e sigurisë hetuan qesen e dyshimtë të plastikës në afërsi të pikës së kontrollit.