Botë

Putin e Assad bisedojnë në Moskë për operacionet kundër forcave rebele në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai sirian, Bashar al-Assad, janë takuar të martën në Moskë për të diskutuar rreth bashkëpunimin midis ushtrive të tyre dhe për vazhdimin e operacioneve të përbashkëta për marrjen e kontrollit në zonat rebele të Sirisë.

Takimi i dy liderëve ishte i pari që nga janari i vitit të kaluar i mbajtur në kryeqytetin sirian. Televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar takimin si të gjatë dhe ka raportuar se në të ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm sirian dhe ministri rus i Mbrojtjes.

Temë e diskutimeve raportohet të ishte edhe çështja e luftimit të terrorizmit. Putini ka përmendur praninë e trupave amerikane në Sirinë jugore, të cilët po bashkëpunojnë me luftëtarët kurdë në betejën kundër Shtetit Islamik, si dhe çështjen e vendosjes së forcave turke në Sirinë veriore.

Putin ka thënë se prania e tyre është e paligjshme, ngase nuk e ka miratimin e OKB-së apo Qeverisë së Assadit.

Putini dhe Assadi kanë diskutuar edhe për procesin politik në vendin e ndarë nga lufta.