Botë

Scholz vlerësohet si fitues i debatit të tretë televiziv

Kandidatët që i paraqesin dy partitë që kanë qeverisur Gjermaninë me koalicionin e madh gjatë 12 prej 16 vjetëve të kaluar, janë përplasur në debatin televiziv të së dielës vonë. Megjithatë, kandidati i qendrës së majtë, Olaf Scholz, është shpallur fitues pavarësisht sulmeve të rivalit të tij konservativ.

Në të dytin prej tri debateve televizive, të transmetuar nga dy emetues publikë të Gjermanisë, Armin Laschet i CDU-së është munduar të përmbysë situatën, duke sulmuar Scholzin, ministër i Financave, për mënyrën e menaxhimit të luftës kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.

Në prag të zgjedhjeve kombëtare të 26 shtatorit, anketimet tregojnë se Lasheti i CDU-së ka shënuar fitore historike në prag të mandatit të fundit të kancelares, Angela Merkel. Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë janë bastisur javën e kaluar për të marrë informacione lidhur me punën e agjencisë qeveritare kundër shpëlarjes së parave, megjithëse në hetim nuk është përfshirë edhe vetë Scholzi.

Ai ka akuzuar partnerin e koalicionit për sulme të pandershme. Në rezultatin e anketimit pas debatit, Scholzi ka shënuar përkrahje prej 41 për qind, krahasuar me 27 për qind të shikuesve që kanë përkrahur Lashetin dhe 25 për qind që kanë shprehur vlerësim pozitiv për paraqitjen e kandidates së Partisë së Gjelbër, Analena Baerbok.