Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka ashpërsuar masat në ditën kur shteti regjistroi më shumë se 2 mijë raste të reja.
Përhapjen e koronavirusit në javët e fundit e ka cilësuar si “pandemi të të pavaksinuarve”.
Kancelari austriak ka thënë se nga java e ardhshme të gjithë personat e pavaksinuar duhet mbajnë maska nëpër dyqane.
Të vaksinuarit janë këshilluar që të mbajnë maska nëpër dyqane, por nuk janë të obliguar si të pavaksinuarit.
Sidoqoftë, mbajtja e maskave është obligative për të gjithë përdoruesit e transportit publik. Masat e reja do të nisin nëse vazhdon të rritet numri i të shtruarve në spitale.
Nëse spitalet mbushin 15 për qind të kapacitetit të tyre, një javë më vonë ashpërsohen masat me të cilat lejohet hyrja në klube të natës vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.
Si në shumicën e shteteve, kancelari austriak ka thënë se të pavaksinuarit përbëjnë shumicën e të hospitalizuarve me virus.