Botë

BE-ja kërkon gjobitjen e Polonisë për ndërhyrje në drejtësi

Bashkimi Evropian do t’i kërkojë gjykatës më të lartë të Evropës që t’i shqiptohen gjoba Polonisë për dështimin e ndërmarrjes së veprimeve për mbrojtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Lëvizja është vetëm paralajmërimi i fundit në kuadër të betejës së gjatë ndërmjet Qeverisë nacionaliste polake dhe Komisionit Evropian.

Dega ekzekutive e bllokut evropian dëshiron që Gjykata Evropiane e Drejtësisë t’i shqiptojë Varshavës zyrtare gjoba ditore për të siguruar zbatimin e vendimit të mëhershëm legal.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dëshiron që gjykata me seli në Luksemburg të zbatojë çdo ditë ndëshkime ndaj Polonisë derisa nuk nis zbatimin e verdiktit për funksionalizimin e Gjykatës Supreme polake dhe nuk shfuqizon ligjet që vlerësohet se minojnë pavarësinë juridike të shtetit anëtar të Bashkimit Evropian.

Opozita dhe shoqëria civile për vite me radhë po luftojnë për ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, por partitë nacionaliste në pushtet nuk i kanë bërë hesap demonstratat e tyre. \ AP