Botë

Mbështetësit e Gruevskit bllokojnë bulevardin para Gjykatës në Shkup

Shkup, 30 qershor Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së aktualisht po mblidhen para Gjykatës Penale në Shkup ku sot kjo gjykatë duhet të vendosë për kërkesat për paraburgim që ka kërkuar PSP-ja ditën e djeshme, për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, bën të ditur Alsat-M.

Momentalisht trafiku është komplet i bllokuar në këtë bulevard nga protestuesit që kanë vendosur automjetet e tyre kryq e tërthor në këtë bulevard duke krijuar një kaos total në të gjitha akset që lidhin këtë bulevard.