Densiteti i tymit nga zjarret në Kaliforninë Veriore ka krijuar ajër helmues në gjithë shtetin e Nevadas gjatë të mërkurës. Si pasojë e ajrit helmues, autoritetet në Nevada kanë anuluar fluturimet dhe janë detyruar të mbyllin shkollat, parqet dhe plazhet shumë të frekuentuara gjatë verës.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka tërhequr vërejtjen se tymi dhe kualiteti i dobët i ajrit do të vazhdojnë edhe gjatë tri ditëve të ardhshme. Nga ajri helmues janë përfshirë së paku gjashtë qytete të mëdha të Kalifornisë dhe Nevadas. Shërbimi i Motit ka bërë të ditur se cilësia e ajrit mund të përmirësohet gjatë të enjtes, mirëpo erërat e fuqishme do të përkeqësojnë gjendjen në disa qytete.