Kancelarja Angela Merkel, do të përfshihet në garën zgjedhore të Gjermanisë në mbështetje të aleancës së saj konservatore, pasi blloku politik i qendrës së djathtë është përballur me vështirësi për ta ruajtur tani epërsinë e ngushtë para votimeve të 26 shtatorit.
Merkeli është bërë e ditur se do t’u bashkohet në skenë liderit të Unionit të saj Demokristian dhe pasuesit potencial, Armin Lanschet, si dhe atij të Unionit Socialkristian, Markus Soeder, gjatë një mitingu në Berlin.
Tre politikanët synojnë që kësisoj të reflektojnë unitet me gjithë debatin e ashpër të brendshëm rreth fushatës.
Blloku dypartiak është goditur nga rënia e theksueshme e mbështetjes nëpër sondazhe, gjatë javëve të fundit.
Laschet është përballur me kritika të ashpra rreth veprimeve të gabuara në kohën e fushatës, përfshirë dështimin për t’i bindur qytetarët në aftësitë e tij të menaxhimit të duhur me krizën pas përmbytjeve të meskorrikut në Gjermani.
Paraqitja e Merkelit në fushatë mund ta fuqizonte Laschetin, meqë kancelarja ende gëzon mbështetje të madhe mes gjermanëve.
Ajo do të tërhiqet nga skena politike pas zgjedhjeve të shtatorit, duke e përmbyllur qeverisjen e saj afro 16-vjeçare në Gjermani.