Shtetet evropiane do të fillojnë zbatimin e masave të reja të kufizimit për udhëtime, në kohën e ngritjes së theksueshme të rasteve të infektimit me koronavirus përbrenda Kontinentit.
Nisur nga e hëna, Spanja do ta përfshijë Gjermaninë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19, si pasojë e rritjes drastike të rasteve që ka zhytur vendin në valën e katërt të pandemisë.
Për këtë arsye, Republika Çeke do ta radhisë shtetin gjerman në të ashtuquajturën “zonë portokalli” që e nënkupton rrezikshmërinë mesatare, po ashtu nga e hëna.
Nën masat e reja, të gjithë udhëtarët duhet të paraqesin testet negative për koronavirus apo dëshminë e vaksinimit me të dy dozat, në të kundërtën do të detyrohen që të hyjnë në karantinim.
Edhe Gjermania ka paralajmëruar kufizime për udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të detyrohen të karantinohen po qe se nuk janë të vaksinuar apo nuk posedojnë dëshmi se e kanë kaluar COVID-19.
Në këtë listë të shtetit gjerman janë përfshirë edhe zonat me rrezikshmëri të lartë të Spanjës, si Madridi dhe Ishujt Baleare, por edhe dhe ishulli grek i Kretës.