Anija gjigante e cila kishte bllokuar Kanalin e Suezit në mars të këtij viti, duke shkaktuar probleme të mëdha tregtare nëpër botë, ka kaluar sërish në të njëjtën rrugë, pa ndonjë incident.
Anija “The Ever Given” ishte në mesin e një kolone të anijeve të cilat po udhëtonin nga Deti Mesdhe për në Detin e Kuq, ka bërë të ditur Autoriteti i Kanalit të Suezit.
Ajo kishte shkarkuar ngarkesën e saj në Evropë dhe tani është duke shkuar në Azi.
Anija e cila ishte bllokuar në këtë kanal muaj më parë, ishte zhvendosur pas një operacioni të madh gjashtë-ditor, që çoi në vdekjen e një personi.
Më pas u konfiskua për tre muaj pranë qytetit të kanalit Ismailia ndërsa një marrëveshje kompensimi u arrit midis Egjiptit dhe pronarëve të Ever Given.