Botë

Pas shtatë vjetësh lirohet një vajzë e kidnapuar në një grup në Nigeri

Një nga vajzat nigeriane e cila ishte në shkollë dhe ishte kapur nga militantët islamistë të Boko Haram në qytetin e Chibokit në vitin 2014 është lënë e lirë dhe është bashkuar me familjen e saj.

Ruth Ngladar Podu dhe një burrë me të cilin thuhet se janë martuar gjatë kohës sa ishin në robëri i janë dorëzuar ushtrisë Nigeriane, sipas të dhënave zyrtare.

Çifti ka dy fëmijë.

Më shumë se 720 vajza janë rrëmbyer në Chibok, rreth 100 prej tyre janë lënë të lira ose kanë arritur të arratisen. Por ka shumë prej tyre që ende mungojnë.

Ruth Ngladar Pogu dhe fëmijët e saj janë dorëzuar nga qeveria e shtetit të Bornos.

Ata kanë thënë se ajo tan do të rehabilitohet dhe fokusi do të jetë në shëndetin e saj mendor.