Botë

SHBA-ja i bën thirrje presidentit të ri të Iranit të vazhdojë bisedimet për programin nuklear

SHBA-ja i ka bërë thirrje presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisi, të kthehet në bisedimet për ringjalljen e një marrëveshjeje historike bërthamore.

Dritarja për diplomacinë nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë, paralajmëroi një zëdhënës i departamentit të shtetit amerikan.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet.

Ebrahim Raisi u betua të enjten duke thënë se do të mbështesë "çdo plan diplomatik" për t'i dhënë fund sanksioneve ndaj Iranit.

"Të gjitha sanksionet ilegale të SHBA-së kundër kombit iranian duhet të hiqen", tha ai.

Vendet perëndimore akuzojnë Iranin se po përpiqet të krijojë armë bërthamore - një akuzë që Teherani e mohon.

Marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë vendeve të tjera - SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania - pa që ajo të ndalonte disa punë bërthamore në këmbim të përfundimit të sanksioneve që dëmtonin ekonominë e saj. Por Irani rifilloi punën e ndaluar bërthamore pasi Trump u tërhoq nga marrëveshja.

Negociatat e vështira janë duke u zhvilluar në kryeqytetin austriak, Vjenë, midis Iranit dhe vendeve të tjera të cilat janë ende pjesë e marrëveshjes për të provuar të ringjallin marrëveshjen e prishur dhe heqjen e sanksioneve. Megjithatë bisedimet kanë qenë në pritje për disa javë.

Në komentet pas inaugurimit të Raisiz, zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan Ned Price u tha gazetarëve: "Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në negociata së shpejti në mënyrë që të mund të kërkojmë të përfundojmë punën tonë".

"Mesazhi ynë për presidentin Raisi është i njëjtë me mesazhin tonë për paraardhësit e tij... SHBA do të mbrojë dhe avancojë interesat tona të sigurisë kombëtare dhe ato të partnerëve tanë. Shpresojmë që Irani të shfrytëzojë mundësinë tani për të çuar përpara zgjidhjet diplomatike’’, tha Price, duke shtuar se ‘’ky proces nuk mund të vazhdojë pafundësisht’’.