Javët e fundit rastet me koronavirus në Belgjikë kanë shënuar një rritje me 57 %, bëri me dije Instituti Shkencor i Shëndetit Publik atje.
Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore raportuan 2.176 raste pozitive dhe 369 viktima.
Ndërsa shkalla e pozitivitetit është 3.2% më e larta në muaj.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1.132.934 persona, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 25.258 persona.
Deri më tani 75.2 % e popullsisë në Belgjikë ka marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.