Një rekord prej 482 imigrantëve kaluan Kanalin Anglez brenda një dite
Foto: BBC
Së paku 482 imigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla të mërkurën, është njoftuar nga autoritetet britanike, që është një rekord i ri ditor, raporton BBC.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se është dashur të ndalojë stërvitjet ushtarake në afërsi të Hythes kur imigrantët janë parë në breg.
Sipas shifrave të Home Office, ka pasur 10.260 imigrantë në 435 varka deri më tash në vitin 2021.
Home Office ka thënë se autoritetet franceze kanë ndaluar 246 persona nga kalimi i kanalit.