Botë

Aksidentohet furgoni me imigrantë në Teksas, dhjetë të vdekur

Foto: AP
 

Së paku dhjetë persona kanë vdekur dhe 20 tjerë janë lënduar të mërkurën kur një furgon me imigrantë u aksidentua në Teksas, raporton BBC.

Autoritetet amerikane kanë thënë se furgoni ishte me shpejtësi të madhe, kur në tentim për të dal nga autostrada goditi një shtyllë të metalit dhe një shenjë stopi në qytetin Encino.