Botë

OBSH-ja kërkon moratorium për dozën e tretë të vaksinës

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për moratorium rreth administrimit të një doze shtesë të vaksinave kundër COVID-19 të paktën deri në fund të shtatorit.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se veprimi ka për synim që së paku 10 për qind e popullatave në secilin vend të mund të vaksinohen.