Botë

Zjarrfikësit luftojnë kundër zjarreve apokaliptike në Kalifornia

Me mijëra zjarrfikës janë përgatitur për betejën më të ashpër kundër zjarreve të furishme po shkrumbojnë Kaliforninë, me kthimin e kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme klimatike që po e kërcënojnë përhapjen e mëtutjeshme të flakëve.

Zjarrfikësit kanë arritur që t’i shpëtojnë shtëpitë dhe ta parandalojnë përhapjen e flakëve, porse paralajmërimi i kuq është lëshuar për të mërkurën pasdite dhe të enjten shkaku i temperaturave ekstremisht të larta dhe erërave të thata.

Kushtet e tilla rrezikojnë të përhapin zjarret në zonat e rrethuara me shkurre dhe drunj, veçmas në pjesën veriore dhe verilindore të vendit. Përhapja jashtëzakonisht e shpejtë e flakëve ka nxitur autoritetet që të urdhërojnë evakuimin e rreth 15 mijë banorëve, ndërsa që nga shpërthimi i vatrave të zjarrit më 14 korrik, janë shkatërruar 67 shtëpi dhe ndërtesa.