Autoritetet kineze janë duke i shënjestruar shkollat si pjesë e fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa Kina po përballet me shifrat më të larta të rasteve me koronavirus në muajt e fundit, raporton BBC.
Kina ka raportuar 71 raste të reja me koronavirus të mërkurën, shifra më e lartë ditore që nga janari.
Fushata e vaksinimit po shtrihet te grupmosha nga 12 deri 17 vjet për të tentuar të frenohet përhapja e variantit Delta, që po shihet shumë ngjitës.
Raste janë regjistruar në së paku 16 provinca e komuna.
Nuk është e qartë se sa janë vaksinuar plotësisht në Kinë, ndonëse autoritetet thonë se mbi 1.6 miliardë doza janë administruar.
Ministria e Arsimit e Kinës i ka kërkuar autoriteteve lokale që të implementojnë një program për të vaksinuar nxënësit.
Disa provinca janë duke vaksinuar tashmë nxënësit, por presioni është që të vaksinohet 80-85 për qind e popullatës në Kinë deri në fund të vitit.