Eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet t’u kthehen bllokimeve të pandemisë, pavarësisht rreziqeve të përhapjes së COVID-19.
Duke folur për variantin Delta, Fauci deklaroi pret që numri i personave të infektuar të rritet, raporton Reuters.
“Nuk parashoh të ketë bllokime”, ka deklaruar ai, duke kundërshtuar njerëzit që nuk po pranojnë të marrin vaksinën anti-COVID.
“Kemi rreth 100 milionë persona që kanë të drejtë të marrin vaksinën, por nuk po e bëjnë këtë”, ka thënë ai.