Botë

Lideri i ushtrisë në Birmani ripërsërit zotimin për mbajtje të zgjedhjeve brenda dy vjetësh

Foto: AP
 

Gjashtë muaj pasi ka marrë pushtetin në duar, lideri i ushtrisë në Birmani, Min Aung Hlaing, ka ripërsëritur të dielën zotimin e tij për mbajtje të zgjedhjeve të reja, brenda dy vitesh, dhe për bashkëpunim me kombet e Azisë Jugore për të gjetur një zgjidhje për vendin e tij.

“Duhet të krijojmë kushte për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme, të drejta dhe të lira”, ka thënë gjenerali ushtarak në një adresim përmes televizionit.