Botë

Zjarret vdekjeprurëse godasin turizmin në brigjet detare të Turqisë

FOTO: AP
 

Zjarret që kanë rrethuar resorët turistikë të Turqisë kanë kërcënuar ekonominë e vendit, për shkak se turistët kanë nisur që të ikin si pasojë e frikës. Qeveria ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e zjarrit është lokalizuar, mirëpo presioni ndaj saj është shtuar pas publikimit të lajmeve se Turqia nuk e ka asnjë aeroplan për shuarje zjarresh

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë një pjesë të madhe të zjarrit që ka detyruar evakuimin e fshatrave në jugun e Turqisë.

Flakët që nisën të mërkurën kanë kërcënuar pikën turistike të Antalias, ndërkaq kanë lënë të vdekur katër persona dhe të lënduar 200 të tjerë.