Botë

“Vrasësi i maceve” dënohet me më shumë se pesë vjet burg në Britani

Një roje sigurie është dënuar me burg për më shumë se pesë vjet për vrasjen dhe plagosjen me thikë të 16 maceve në një seri sulmesh gjatë natës.

Steven Bouquet vrau nëntë mace rreth zonës së Brightonit midis tetorit 2018 dhe qershorit 2019. Shtatë të tjera u plagosën.

54-vjeçari kishte mohuar 16 akuza për dëm penal dhe posedim të një thike, por u shpall fajtor në qershor.

Bouquet, i cili është quajtur "Vrasësi i maceve në Brighton", u dënua me pesë vjet e tre muaj burg në Gjykatën e Hove Crown.

Para dënimit të Bouquet, një numër i pronarëve të maceve i thanë gjykatës për ndikimin e vrasjeve.

Catherine Mattock ka thënë se nuk mund të ndalet së menduari për macen e saj, Alan, "e ngordhur, por e ngrohët me plotë gjak në krahët e mi’’.