Botë

Kompania më e madhe e ushqimit në botë paralajmëron rritje edhe më tutje të çmimeve

Foto: AP
 

Kompania më e madhe e ushqimit dhe pijeve në botë po parashikon rritje edhe më tutje të çmimeve të produkteve, për shkak të shtrenjtimit të mallrave dhe transportit.

Nestlé, e cila prodhon shumëllojshmëri të produkteve ushqimore, duke filluar nga akulloret e deri te kafetë dhe drithërat, ka bërë të ditur të enjten se do t'i përgjigjej kostove më të larta të inputeve duke rritur çmimet në gjysmën e dytë të vitit.