Botë

Policia ruse bastis shtëpinë e gazetarit hulumtues

Descriptive Text

Policia në Rusi ka bastisur shtëpinë e kryeredaktorit të një medie hulumtuese, i cili kohë më parë ishte cilësuar si një “agjent i huaj”. Veprimi përbën përpjekjen më të fundit të autoriteteve ruse për të ushtruar presion mbi mediat e pavarura, para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Kryeredaktori i ueb-faqes së lajmeve “Insider”, Roman Dobrokhotov, ka shkruar të mërkurën në Twitter se “policia po troket” në dyert e banesës së tij. Bashkëshortja e tij më vonë ka njoftuar grupin për ndihmë ligjore OVD-Info, porse më pas lidhja e saj telefonike është shkëputur. Grupi ka njoftuar se policia ka konfiskuar telefona celularë, laptopë dhe tabletë gjatë bastisjes, teksa ka marrë edhe pasaportën ndërkombëtare të Dobrokhotovit. Një gazetar i “Insider” ka bërë të ditur se Dobrokhotovi do të duhej që gjatë së mërkurës të largohej nga Rusia.