Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se autoritetet kanë arrestuar pjesëtarë të një grupi të lidhur me agjencinë izraelite të Inteligjencës, Mossad.
Raporti televiziv ka specifikuar se “një rrjet i agjentëve të spiunazhit, me sasi të mëdha armësh dhe municioni” është arrestuar pas depërtimit në Iran, nëpërmjet kufirit perëndimor të vendit.
Agjentët e pretenduar të Mossadit thuhet se kanë pasur për synim që armët t’i përdorin në protestat që janë duke u mbajtur në Iran shkaku i mungesës së ujit, si dhe për të kryer vrasje. Nuk është bërë e ditur megjithatë se sa agjentë të dyshuar janë arrestuar dhe se kur ata janë infiltruar në Iran. Në perëndim Irani kufizohet me Turqinë dhe Irakun. Vendi raporton vazhdimisht për kapjen e personave që pretendon se janë spiunë të vendeve të huaja, përfshirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.