Botë

Policia mbyll zyrën e “Al-Jazeeras” në Tunis

Shefi i zyrës së transmetuesit “Al-Jazeera” në Tunis është shprehur i brengosur rreth lirisë së shtypit në Tunizi, pasi që policia e bastisi dhe e mbylli këtë zyrë pas trazirave që e mbërthyen vendin.

Forcat ushtarake kanë rrethuar Parlamentin në Tunizi, pak kohë pasi që presidenti e pezulloi legjislaturën dhe e shkarkoi kryeministrin e zyrtarët e tjerë të lartë të Qeverisë. Pas kësaj, policia bastisi zyrën e “Al-Jazeeras” dhe e urdhëroi mbylljen e saj.

Lotfi Hajji, shef i zyrës në Tunis, ka bërë të ditur se bastisja ka ndodhur pa lejen gjyqësore. Ai ka shprehur drojën se veprimi do të rezultojë me masat e mëhershme kundër lirisë së shtypit dhe shprehjes