Botë

Ngrihet numri i grave dhe fëmijëve të vrarë në Afganistan

 

Më shumë gra e fëmijë janë vrarë e plagosur në Afganistan gjatë gjysmës së parë të vitit sesa gjatë gjashtë muajve të parë të çdo viti paraprak, prejse Kombet e Bashkuara kanë nisur regjistrimin e të dhënave të viktimave më 2009.

Sivjet është shënuar ngritje prej 47 për qind në numrin e të gjithë civilëve të vrarë dhe të plagosur në mbarë Afganistanin në gjashtë muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.