Anëtari i shtabit të krizave për luftimin e Covid 19 në Serbi, epidemiologu Predrag Kon ka thënë këtë të hënë se në Serbi ka përkeqësim të situatës epidemiologjiek, e cila sipas tij do të vazhdojë të përkeqësohet edhe më shumë gjatë gushtit.
“Ju nuk mund ta injoroni faktin se ekziston një vaksinë që mund t'u jepet personave mbi 12 vjeç dhe që ajo rekomandohet. E gjithë jeta jonë varet nga vaksinimi “ ka thënë ai për mediat serbe.
Kon më tutje ka thënë se për shkak të relaksimit të masave dhe mos respektimit të masave, numri i të infektuarve po shkon duke u rritur.
“Tani më shumë se 300 njerëz janë të shtruar në spital dhe të gjithë mendojnë se "nuk do të më kap mua virusi", ata nuk pranojnë informacione të reja, është një klasik që fut kokën në rërë, veçanërisht të rinjtë. Ajo që është një fakt nga ana tjetër është se ne kemi një numër të madh të imunitetit, por ka edhe ndryshime në virus. Ne gjithashtu shohim se në Izrael, ku sëmuren edhe ata që janë imunizuar por nuk kanë forma të rënda të sëmundjes” ka thënë më tutje Kon.