Botë

Përmbytjet shpalosën të metat e Gjermanisë

Ngjarjet në Gjermaninë Perëndimore javën e kaluar forcojnë atë ndjenjë shqetësimi dhe vërtetojnë se sa i përgatitur keq është vendi për situata ekstreme. Problemi është menaxhimi i katastrofës

Një shirit i trashë me të kaltër të mbyllur përshkon njërën nga hartat e përmbytjeve të Erftstadtit në shtetin perëndimor gjerman të Nordrhein-Westfalen. Shiriti shënon një pjesë të rrugës federale 265, dhe ngjyra e saj do të thotë që, në rast përmbytjeje, ajo përballet me nivelin më të madh të rrezikut, me ujë që potencialisht arrin deri në 4 metra ose më lart. Kjo do të thotë se rruga mund të kthehej në digë fatale.

 

Për një kohë të gjatë njerëzit ndiheshin të sigurt këtu. Shumë prej tyre besuan se Gjermania ishte një vend shumë funksional. Gjermanët ishin krenarë që shumica e gjërave këtu shkonin më mirë se gjetkë, se ishin më të sigurt dhe më të besueshëm. Kur një urë rrëzohej në Itali, gjermanët shpesh mbanin shënim me një përzierje keqardhjeje dhe arrogance, duke besuar se nuk mund të ndodhte kurrë këtu. Por mundet. Kjo ndjenjë është davaritur, dhe jo vetëm nga java e kaluar. Ka më shumë se një vit

Një shirit i trashë me të kaltër të mbyllur përshkon njërën nga hartat e përmbytjeve të Erftstadtit në shtetin perëndimor gjerman të Nordrhein-Westfalen. Shiriti shënon një pjesë të rrugës federale 265, dhe ngjyra e saj do të thotë që, në rast përmbytjeje, ajo përballet me nivelin më të madh të rrezikut, me ujë që potencialisht arrin deri në 4 metra ose më lart. Kjo do të thotë se rruga mund të kthehej në digë fatale.

Me fjalë të tjera, dikush mund ta ketë ditur. Ose më saktë, dikush duhet ta ketë ditur, shkruan “Der Spiegel”, revista gjermane, në një shkrim për shmangien e mundshme të pasojave të përmbytjeve të fundit në ekonominë më të fuqishme në Evropë.