Botë

Spanjollët, të shqetësuar nga varianti i ri, presin të vaksinohen

FOTO: AP
 

Qendrat e vaksinimit në Spanjë gjatë tre ditëve janë përballur me një numër të madh të njerëzve për t’u vaksinuar. Spanjollët janë ngutur që të vaksinohen për shkak të përhapjes së madhe të variantit delta të koronavirusit. Më shumë se 61 mijë raste të reja janë konfirmuar të hënën, shifra më e lartë ditore në gjashtë muajt e fundit.

Spanja, si krejt shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, nisi ngadalë fushatën e vaksinimit, mirëpo në ditët e fundit njerëzit e shqetësuar kanë nisur të vaksinohen.