Botë

Dodik mohon gjenocidin në Bosnje, kërcënon me shpërbërje

 

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, tha të premten se përfaqësuesi special i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, nuk ka të drejtë të imponojë ndonjë ligj për ndalimin e mohimit të gjenocidit.

Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit - që i japin të drejtë të çojë përpara vendime - vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.