Botë

Skandali i spiunazhit me Pegasus, në shënjestër edhe princeshat e Dubait

Vazhdojnë të dalin zbulime të reja për skandalin e spiunazhit me softuerin “Pegasus” të ndërmarrjes izraelite NSO Group. Dy princeshat e Dubait, politikanë dhe diplomatë të tjerë të lartë janë midis listave të 50.000 numrave të telefonit që besohet të jenë identifikuar si klientë të NSO me interes gjatë pesë viteve të fundit.

Princesha Latifa është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe princesha Haya Bint al-Hussain është ish-gruaja e tij.

Në mes të shkurtit, BBC transmetoi një video sekrete nga princesha Latifa në të cilën ajo ka thënë se po mbahej peng dhe se ishte e frikësuar për sigurinë e jetës së saj. Ndërsa princesha Haya ka akuzuar ish-burrin e saj për rrëmbim dhe torturë. Një gjykatë në Britani publikoi akuzat vitin e kaluar. Sipas dokumenteve, martesa e saj mori fund pasi ajo ishte e dyshuara kryesore për atë që i ndodhi princeshës Latifa, si dhe një prej fëmijëve të ish-burrit të saj, Sheikha Shamsa.

Numrat e tyre janë me sa duket në një listë me rreth 50.000 numra telefoni të personave që besohet se janë interes për klientët e firmës me bazë në Izrael NSO Group. Lista u zbulua nga disa media kryesore.

Lind pyetja nëse ata mund të kishin qenë shënjestra e një klienti qeveritar të grupit. Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se ky veprim përbën shkeljeve të të drejtave të njeriut.

NSO ka mohuar çdo akuzë. Grupi ka thënë se programi është krijuar për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe është vënë në dispozicion vetëm për ushtrinë, zbatimin e ligjit dhe agjencitë e inteligjencës.

NSO tha se akuzat e Forbidden Stories dhe Amnesty International ishin të gabuara dhe të pabaza. Një zyrtar i lartë izraelit konfirmoi për BBC-në se qeveria izraelite kishte formuar një ekip për të shqyrtuar pretendimet në lidhje me programin Pegasus.