Botë

Varianti Delta po shkatërron mbrojtjen e suksesshme australiane

Foto: AP
 

Deri para pak javësh, Australisë i ka funksionuar strategjia e mbylljes së kufijve, programi i karantinës dhe izolimet e shpejta e të shkurtra. Por, varianti Delta i COVID-19 ka sfiduar mbrojtjen australiane që prej muajit qershor

Pakënaqësia është rritur në mesin e 13 milionë australianëve – gati gjysma e popullsisë – që të mërkurën është dashur të mbylleshin nëpër shtëpi si pjesë e masave të reja për mbrojtje nga varianti Delta i koronavirusit. Të martën, shteti i tretë australian nisi izolimin. Urdhri për të qëndruar në shtëpi tani është në funksion për Australinë Jugore, Victorian dhe disa pjesë të New South Walesit.

Shumë banorë të këtyre shteteve janë shprehur të pakënaqur që përsëri duhet ta nisin izolimin e rreptë, pak javë pasi i dhanë fund izolimit 18-mujor, ndërkaq hapja e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vënë në presion edhe më të madh qeverinë australiane.