Botë

Ish-spiuni padit FBI-në për 100 milionë dollarë

Ish-spiuni Richard Wershe Jr ka ngre padi për 100 milionë dollarë ndaj ish-agjentëve të FBI-së dhe prokurorëve, duke pretenduar për abuzim me fëmijë në lidhje me kohën e tij sa ishte informator i FBI-së, raporton BBC.

Storia e tij është kthyer në një film të Holly]oodit.

Wershe, tash 52-vjeçar, kishte kaluar tri dekada në burg pasi u dënua për trafikim me drogë.

Ai ishte rekrutuar si 14-vjeçar, dhe mendohet se është spiuni më i ri në histori të FBI-së.

“Dua që ky kapitull i jetës sime të mbyllet”, ka thënë Wershe në konferencë për media.

Ish-zyrtarë policorë të Detroitit, ish-agjentë të FBI-së, ish-prokurorë federalë dhe qyteti i Detroitit janë përmendur në padinë.