Botë

Bashar al-Assadi betohet si president i Sirisë për një mandat të katërt shtatë-vjeçar

Descriptive Text

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad është betuar për një mandat të katërt shtatë-vjeçar në krye të vendit të shkatërruar nga lufta, pasi ka fituar më shumë se 95,1% të votave në zgjedhjet e zhvilluara në zonat e mbajtura nga Qeveria.

Zgjedhjet e zhvilluara më 26 maj janë përshkruar nga kundërshtarët e al-Assadit dhe vendet perëndimore si të paligjshme dhe të rreme.

Ceremonia e betimit është zhvilluar të shtunën në pallatin presidencial në Damask derisa është ndjekur nga më shumë se 600 persona, duke përfshirë këtu klerikë, anëtarë të Parlamentit, figura politike dhe oficerë ushtarak.

“Zgjedhjet kanë provuar forcën e legjitimitetit të popullit, që njerëzit ia kanë dhënë pushtetit”, ka thënë al-Assad, 55-vjeçar, gjatë fjalimit të inaugurimit.

Al-Assadi është vendosur në krye të shtetit në vitin 2000, pas vdekjes së babait të tij, Hafez i cili kishte marrë pushtetit në vitin 1970 përmes grusht-shtetit.