Botë

Shkon në 86 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe më tutje trupa të pajetë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami të Floridas.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i viktimave në këtë rast ka shkuar në 86 ndërkohë që për fatin e 54 personave të tjerë ende nuk dihet.

Më shumë se dy javë pas ngjarjes tragjike, kërkimet po vazhdojnë.

Shembja e ndërtesës ka ndodhur në mëngjesin e 24 qershorit, derisa shumica e banorëve në ato momente ishin në gjumë.

Nuk dihen ende shkaqet e sakta të shembjes, ndonëse disa ditë pas saj, ekspertë të ndërtimit kishin bërë të ditur se për këtë ndërtesë ishin paraparë riparime në vlerë deri në 9 milionë dollarë.