Botë

Gazetari turk i dëbuar në Gjermani sulmohet për shkak të shkrimeve të tij

Foto: Twitter
 

Një gazetar turk kritik i presidentit Recep Tayyip Erdogan i cili jeton si i dëbuar në Gjermani, ka thënë se është sulmuar dhe ka pësuar lëndime jashtë shtëpisë së tij në Berlin nga tre burra të cilët e kishin paralajmëruar që të ndalonte të shkruante.

Erk Acarer, reporter për gazetën e Turqisë “Birgun”, ka thënë se përmes një videoje se është sulmuar të mërkurën në oborrin e shtëpisë. 48-vjeçari ka thënë se ka qenë i shtrirë në spital për disa orë.